Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve

10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter

Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali

Lëkura nuk ka nevojë për më shumë produkte, por për produktin e duhur

Nga Romina Veseli
29 Qershor, 2025
2 min lexim

Sa herë kemi parë raftin tonë të mbushur me produkte, krem pas kremi, serum pas serumi, dhe prapë ndihesh sikur lëkura “nuk po reagon”?
Në vend që të ndriçojë, ajo duket më e rënduar. Në vend që të qetësohet, irritohet më shumë. Dhe në vend që të përmirësohet… kërkon gjithnjë e më shumë.

Kjo ndodh sepse lëkura nuk ka nevojë për shumëçka. Ka nevojë për saktësinë.

Pse më shumë nuk do të thotë më mirë?

Në botën e kozmetikës është krijuar një iluzion:
Më shumë hapa = më shumë kujdes.
Por në realitet, çdo produkt që vendos mbi lëkurë është një informacion që ajo duhet ta përpunojë. Dhe kur ky informacion është i tepërt, i paqartë, ose i mbivendosur me përbërës jo të përshtatshëm, lëkura thjesht nuk ia del dot.

Në vend që të shërohet, ndërtohet një kaos i heshtur:

  • barriera e lëkurës dobësohet,
  • shfaqen skuqje, puçra apo ndjeshmëri e papritur,
  • produktet “e reja” nuk japin efekt sepse lëkura është e ngopur ose e irrituar.






Zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendon

Zgjidh produktin që i jep lëkurës atë që i mungon, as më shumë, as më pak.
Kërko:

  • formula të pastra, pa shtesa të panevojshme,
  • përbërës aktivë të balancuar, që s’e mbingarkojnë lëkurën,
  • strukturë të lehtë, që përthithet pa lodhur.

Për shembull, një serum i krijuar me vaj trëndafili të egër, vitaminë C dhe bakuchiol vepron në disa nivele njëherësh:
rigjeneron, ndriçon dhe qetëson, pa krijuar nevojë për 4 produkte të ndara.

Çfarë ndodh kur zgjedh produktin e duhur?

Lëkura përgjigjet.
Shfaq butësi. Balancohet. Frymon më mirë. Ndriçon natyrshëm.
Dhe më e rëndësishmja: ti ndihesh mirë me veten.
Rutina bëhet më e thjeshtë, por edhe më e dashur sepse nuk është më një detyrë, por është një ritual vetëdashurie.

Zgjidh me vetëdije. Kujdesu me dashuri.

Nimor nuk krijon 10 hapa. Ne krijojmë produkte me vlerë, që veprojnë thellë dhe që janë rezultat i dijes shkencore, natyrës dhe përvojës personale.

Nëse je e lodhur nga mbingarkesa dhe kërkon qetësi, rezultat dhe ndjesi të pastër,
zbulo formulat që lëkura jote do t’i falënderojë që në përdorimin e parë.

Shkruar nga

Romina Veseli

Kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe organike, themeluese e Nimor. Shkruan për lëkurën me dije shkencore dhe me shumë dashuri.

Nuk e di çfarë i duhet lëkurës tënde?

Na shkruaj tipin e lëkurës dhe shqetësimin tënd. Do të të ndihmojmë të gjesh rutinën e duhur.

Vazhdo leximin

Lexime të ngjashme