Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve

10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter

Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali

Kreu  /  Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta

Gjithçka për produktet, porositë, transportin dhe pagesat.

Transporti

Zona
Koha
Kosto
Shqipëri
≤ 48 orë
L 350
Kosovë
3–5 ditë
L 700
Itali
7–14 ditë
L 800
Europë / Bota
7–14 ditë
nga L 1 200

Produktet

A janë produktet të përshtatshme për lëkurë të ndjeshme apo me akne?

Po. Çdo formulë është krijuar me përbërës të zgjedhur me kujdes për të respektuar edhe lëkurat më reaktive. Produktet tona nuk irritojnë dhe nuk bllokojnë poret.

Sepse lëkura jote meriton përkujdesje të ndershme. Formulat tona janë të pastra, pa kimikate të dëmshme, dhe punojnë në harmoni me natyrën e lëkurës, jo kundër saj.

Produktet formulohen nga një kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe prodhohen në një laborator të certifikuar në Itali. Ky është kombinimi ynë i sigurisë dhe efektivitetit.

Po. Nuk premtojmë mrekulli brenda natës, por rezultate të qëndrueshme dhe të vërteta. Formulat tona janë testuar për efektivitet dhe janë përdorur nga kliente që kanë parë transformim në lëkurën e tyre.

Nuk fshihemi pas marketingut. Çdo përbërës në produktet tona është aty për një arsye, dhe ti do ta ndjesh ndryshimin. Është një markë e ndërtuar me ndershmëri, dije shkencore dhe përkushtim ndaj lëkurës së vërtetë.

Çdo lëkurë reagon ndryshe, por shumë kliente ndjejnë ndryshim që në javët e para: më pak skuqje, hidratim më i mirë, lëkurë më e qetë dhe më e balancuar. Konsistenca është çelësi.

Jo. Produktet tona janë 100% vegane, cruelty-free dhe me respekt të plotë për natyrën.

Të gjitha produktet prodhohen në një laborator të certifikuar në Itali, me standarde të larta cilësie dhe kontrolli.

Përdor “Gjej rutinën tënde” në faqen kryesore, ose na shkruaj në Instagram @nimor_cosmetics apo në info@nimorcosmetics.com. Do të të ndihmojmë me shumë dashuri.

Formulat tona janë të buta dhe natyrale, por gjithmonë sugjerojmë që të konsultohesh me mjekun. Mund të na shkruash për përbërës specifikë dhe të vendosim së bashku.

Porosi & transport

Porositë përpunohen brenda 24–48 orëve. Dorëzimi zgjat zakonisht deri në 48 orë brenda Shqipërisë, 3–5 ditë pune në Kosovë dhe 7–14 ditë në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës.

Po. Dërgojmë në Kosovë, në Itali, në pjesën tjetër të Europës dhe në Amerikë. Për momentin nuk dërgojmë në Maqedoninë e Veriut.

Transporti brenda Shqipërisë kushton L 350 dhe në Kosovë L 700. Për Italinë kushton L 800, për pjesën më të madhe të Europës L 1 200, për Greqinë dhe Britaninë e Madhe L 1 800, ndërsa për Amerikën L 4 800.

Zgjidh produktet që dëshiron, shtoji në shportë dhe ndiq hapat e pagesës. Gjithçka zgjat më pak se dy minuta.

Po, nëse porosia nuk është dërguar ende. Në këtë rast, na kontakto menjëherë. Pasi të jetë dërguar, porosia nuk mund të anulohet.

Do të marrësh një email konfirmimi me të gjitha detajet. Nëse nuk e gjen, kontrollo dosjen “Spam”.

Pagesa & kthime

Brenda Shqipërisë ofrojmë pagesë me para në dorë në momentin e dorëzimit. Pranojmë edhe pagesa online me kartë dhe me transfertë bankare.

Për arsye higjiene, nuk pranojmë kthime për produkte të hapura. Nëse ke marrë një produkt të dëmtuar, na kontakto brenda 48 orëve dhe e zgjidhim menjëherë.

Ende me pyetje

Nuk e gjete përgjigjen?

Na shkruaj dhe të përgjigjemi sa më shpejt.