Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve
10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter
Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali
Ka ditë kur, pavarësisht çfarë vendosim në fytyrë, lëkura duket pa jetë, me skuqje, me puçra, pa dritë. Dhe pyesim veten: “Mos ishte ndonjë krem i gabuar? Mos ndoshta s’e pastrova mirë?”
Por jo gjithmonë fajin e ka rutina.
Kur përjetojmë stres emocional, trupi nis të prodhojë më shumë kortizol, hormoni i stresit.
Ky hormon shkakton disa efekte direkte mbi lëkurën:
Shkurt: kur nuk jemi mirë brenda, lëkura është e para që e tregon.
Produktet më të mira nuk janë vetëm ato që punojnë “jashtë”.
Ato që qetësojnë, ushqejnë dhe krijojnë ndjesinë e një pushimi të vogël për veten çdo ditë, janë më të fuqishme sesa mendojmë.
Prandaj në produktet Nimor nuk do të gjesh vetëm përbërës me efikasitet shkencor. Do të gjesh tekstura të buta, aroma të lehta, përqafime për shpirtin, jo thjesht për lëkurën.
Nëse je duke kaluar një periudhë të lodhshme dhe ndjen që lëkura jote “nuk është vetvetja”,
kujto këtë: ajo të flet. Mos e hesht. Dëgjoje. Kujdesu për të me butësi.
Shkruar nga
Kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe organike, themeluese e Nimor. Shkruan për lëkurën me dije shkencore dhe me shumë dashuri.
Na shkruaj tipin e lëkurës dhe shqetësimin tënd. Do të të ndihmojmë të gjesh rutinën e duhur.
Vazhdo leximin
Provo: serum, krem, SPF, pastrues