Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve
10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter
Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali
Shtatzënia ime e dytë duhej të ishte një periudhë e bukur, e mbushur me emocion, jetë dhe përgatitje për ardhjen e një krijese të re.
Por për mua, ajo u kthye në një luftë të heshtur me pasqyrën.
Fytyra ime nisi të ndryshonte…
U mbush me njolla kafe, puçra të dhimbshme, lëkurë të përflakur dhe pa jetë. Dhe, si shumë gra, provova gjithçka që më ra në dorë por gjithçka vetëm sa e përkeqësoi situatën.
Isha në një periudhë të vështirë edhe shpirtërisht dhe ekonomikisht.
Një krizë që na goditi si familje, ndërsa unë kërkoja të qëndroja e fortë për fëmijët e mi dhe për veten.
Në heshtje, në dhimbje, në reflektim një pyetje më lindte çdo ditë:
A ka një mënyrë tjetër për ta ndihmuar këtë lëkurë, pa i bërë keq?
Unë jam kimiste. Dhe atëherë, e kuptova:
Nëse s’po e gjej zgjidhjen... ndoshta duhet ta krijoj vetë.
Fillova të studioj edhe më thellë: çfarë e rigjeneron vërtet lëkurën? Çfarë e ndihmon pa e stresuar? Çfarë do përdorja pa frikë gjatë shtatzënisë time?
Formulova me përbërës të pastër, të butë por efektivë:
Testova në lëkurën time. Me frikë. Me shpresë. Me durim.
Dhe pas javësh… lëkura ime nisi të qetësohej, të ndriçonte, të merrte frymë sërish.
Por mbi të gjitha vetja ime nisi të shërohej nga brenda.
Ajo që nisi si një nevojë personale, sot është një brand me shpirt, i ndërtuar për të ndihmuar çdo grua që ndjehet e pasigurt në lëkurën e saj.
Jo vetëm me produkte, por me dashuri, mirëkuptim dhe dije të vërtetë.
Sepse unë e di si ndihet kur s’të pëlqen pasqyra. Kur fsheh fytyrën. Kur buzëqesh por lëkura të dhemb.
Dhe e di si është kur një ditë, pa e kuptuar, thua:
"Po. Po ndjehem mirë me veten time sërish."
Mos e fajëso veten. Mos u mërzit me lëkurën tënde.
Ajo po të flet. Dëgjoje. Dhe trajtoje me butësi.
Zbulo produktin që ndryshoi gjithçka për mua
dhe që mund të jetë hapi i parë i bukur edhe për ty.
Shkruar nga
Kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe organike, themeluese e Nimor. Shkruan për lëkurën me dije shkencore dhe me shumë dashuri.
Na shkruaj tipin e lëkurës dhe shqetësimin tënd. Do të të ndihmojmë të gjesh rutinën e duhur.
Vazhdo leximin
Provo: serum, krem, SPF, pastrues