Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve
10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter
Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali
Historia dhe vizioni
Nimor Cosmetics lindi nga një përvojë personale, nga ndjesia e thellë se kujdesi për lëkurën është shumë më tepër se pamja e jashtme. Është mënyra si e trajton, si e shikon dhe si e do veten.
Pas shumë vitesh studimi dhe specializimi në kozmetikën natyrale dhe organike në Angli, Romina vendosi të krijonte një markë që nuk i shërben vetëm sipërfaqes, por që ndikon thellë në mënyrën si një grua ndihet në lëkurën e saj.
Besojmë se çdo grua meriton një rutinë të thjeshtë, të pastër dhe efektive, që i jep lëkurës ndriçim dhe shpirtit qetësi.
Prandaj çdo formulë është menduar me kujdes, duke bashkuar fuqinë e natyrës me saktësinë e shkencës, për rezultate reale dhe të sigurta.
Njihu me krijuesen e Nimor
Kimiste · Krijuese · Nënë
Pas çdo formule të Nimor qëndron një grua që dikur kishte lëkurë të lodhur, shpirt të mbingarkuar dhe dëshirë për diçka më shumë.
Thirrja për të krijuar Nimor erdhi në një nga periudhat më të ndjeshme të jetës së saj: shtatzënia e dytë. Fytyra iu mbush me njolla, më pas me puçra, dhe asgjë nuk jepte rezultat. Në të njëjtën kohë, familja po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike dhe emocionale.
Në vend që të dorëzohej, vendosi ta kthente dhimbjen në zgjidhje, jo vetëm për veten, por për çdo grua që ndihet njësoj. Me dije të thellë shkencore dhe besim te vetja, nisi të krijonte formulat e para në heshtje, me zemër plot dashuri për atë që po lindte: jo vetëm një fëmijë, por edhe një mision i ri.
Romina
“Edhe nga momentet më të errëta, mund të lindë drita. Unë ia dola. Le të ecim bashkë në këtë rrugëtim vetëdashurie.”
Romina Veseli
Rrugëtimi
Çdo produkt Nimor është një copëz e kësaj historie.
Vite studimi dhe specializimi në kozmetikën natyrale dhe organike në Angli.
Gjatë shtatzënisë së dytë: si ta ndihmosh lëkurën pa i bërë keq?
Vaj trëndafili të egër, bakuchiol dhe vitamina, të testuara me durim në lëkurën e saj.
Formula vegane, të prodhuara në një laborator të certifikuar në Itali.
Çfarë na udhëheq
Fuqia e natyrës, e bashkuar me saktësinë e kimisë kozmetike.
Nëse nuk do ta përdornim gjatë shtatzënisë, nuk hyn në formulë.
Pak produkte, të sakta. Çdo përbërës ka një arsye.
Kujdesi për lëkurën si një ritual i butë, jo si detyrë.
Vizioni ynë
Të krijojmë kozmetikë natyrale që ushqen lëkurën dhe ngre lart shpirtin. Duam që çdo grua ta shohë veten në pasqyrë me dashuri dhe krenari.
Bukuria e vërtetë nis nga vetëdashuria dhe vetëvlerësimi.
Provo: serum, krem, SPF, pastrues