Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve

10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter

Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali

Kreu  /  Dyqani
Vegane
Natyrale
Made in Italy

Scrub per Fytyren

(2 përshtypje)

75ml

  • Natyral, vegan dhe i testuar dermatologjikisht. Pa parabene, pa sulfate, vetëm përbërës bio. 
  • Eksfolim i butë i cili heq qelizat e vdekura pa irrituar lëkurën. 
  • Hidraton thellë lekuren falë vajit të bajameve dhe ekstraktit të lules se shtogut.

L 3,800

TVSH e përfshirë · Transport në Shqipëri L 350

Shto në listën e dëshirave

Dërgesë e shpejtë

Testuar dermatologjikisht

Pagesë në dorëzim

Një eksfoliues i butë me mikrosfera jojobe që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe papastërtive, duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës. I pasuruar me vaj bajamesh të ëmbla dhe ekstrakt të lules së shtogut, ai lë lëkurën të lëmuar, të butë dhe me shkëlqim të shëndetshëm. Lëkura duket më e freskët, më e rafinuar dhe më e gatshme për hapat e tjerë të ritualit të kujdesit.

Scrubi me perla jojobe perdoret 2-3 here ne jave  në lekure te lare dhe te lagur paraprakisht. Masazho me lëvizje rrethore të buta për 1–2 minuta, duke shmangur zonën e syve. 

Shpëlaje me ujë të vakët dhe thaje fytyrën me një peshqir të butë. Për rezultate maksimale, vazhdo rutinën me kremin rigjenerues NIMOR. 

Glycerin, Aqua [Water], Prunus amygdalus dulcis oil [Prunus amygdalus dulcis (Sweet almond) oil], Hydrated silica, Xanthan gum, Sambucus nigra flower extract (*), Lecithin, Tocopherol, Ascorbyl palmitate, Jojoba esters, Parfum [Fragrance], Cetearyl alcohol, Cetearyl glucoside, Glyceryl stearate, Sorbitan stearate, Benzyl alcohol, Salicylic acid, Tetrasodium glutamate diacetate, Sodium hydroxide, Sorbic acid, Citric acid, Sodium benzoate, Potassium sorbate,Titanium dioxide, CI 42090 [Blue 1], CI 19140 [Yellow 5]. 

Porositë përpunohen brenda 24–48 orëve. Shqipëri: L 350, deri në 48 orë. Kosovë: L 700, 3–5 ditë pune. Itali: L 800. Europë dhe bota: nga L 1 200, 7–14 ditë. Për arsye higjiene, produktet e hapura nuk kthehen; për produkt të dëmtuar na shkruaj brenda 48 orëve. Më shumë

Pse funksionon

Çfarë do të ndjesh

Vegan & natyral

Pa përbërës me origjinë shtazore, pa kimikate të rënda.

E sigurt

E testuar dermatologjikisht, pa përbërës irritues.

Made in Italy

Laborator i certifikuar me standarde evropiane.

Me dashuri

Formuluar nga kimiste kozmetologe.

Rreth produktit

Formula, e shpjeguar.

Çdo përbërës është aty për një arsye. Lexo si funksionon dhe si ta përfshish në rutinën tënde.

VeganNatyralI testuar dermatologjikisht

Benefitet

Largon qelizat e vdekura butësisht.

Mikro perlat e jojobës funksionojnë si një “pastrim natyral”, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë pa dëmtuar apo irrituar lëkurën. Pas përdorimit, fytyra duket më e pastër, më e lëmuar dhe e rifreskuar.

Stimulon qarkullimin e gjakut.

Masazhi i butë gjatë aplikimit aktivizon mikroqarkullimin, duke sjellë më shumë oksigjen dhe ushqyes në lëkurë. Rezultati është një fytyrë më e ndritshme dhe me një pamje më të shëndetshme.

Hidraton dhe ushqen në thellësi.

Falë vajit të bajameve të ëmbla dhe ekstraktit të lules se shtogut, scrubi nuk e lë lëkurën të thatë, por i jep një ndjesi butësie dhe hidratimi që zgjat. Lëkura ndihet më elastike, më e butë dhe me shkëlqim natyral.

Përgatit lëkurën për kujdesin pasues.

Pasi largon shtresën e qelizave të vdekura, lëkura bëhet më e aftë të perthithë përbërësit aktivë nga serumi dhe kremi. Kjo e bën rutinën e përditshme të kujdesit ndaj lekures shumë më efektive dhe me rezultate të dukshme.

Përbërësit kryesor

Mikro perla jojobe.

Mikro perlat e jojobës janë grimca natyrale, ultra të buta, që pastrojnë lëkurën pa e gërryer apo irrituar. Ato largojnë qelizat e vdekura, duke e lënë fytyrën më të lëmuar, më të freskët dhe me shkëlqim natyral. Ndryshe nga scrubs me grimca sintetike, perlat jojoba janë biodegradueshme dhe të sigurta për mjedisin.

Ekstrakt i lules së shtogut.

Lulja e shtogut njihet për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Ajo ndihmon në balancimin e lëkurës së irrituar, zbut skuqjet dhe stimulon elasticitetin. Ekstrakti i lules se shtogut është gjithashtu i pasur me antioksidantë, që mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Vaji i bajameve të ëmbla.

I njohur si një nga vajrat më të dashur për lëkurën, vaji i bajamesh është i pasur me vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ai ushqen dhe hidraton në thellësi, duke i dhënë lëkurës një butësi kadifeje. Përdorimi i tij ndihmon në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe parandalon tharjen, duke e bërë lëkurën të ndihet më e shëndetshme dhe elastike.

Përshtypjet

Çfarë thonë klientet

2 përshtypje për Scrub per Fytyren

  1. dekovimelisa –

    Më pëlqeu shumë ky scrub. Është i butë në lëkurë dhe pastron shumë mirë pa e irrituar. Pas përdorimit fytyra ndihet e pastër e butë dhe shumë e freskët. E përdor me kënaqësi,një perle e vertet .

  2. besartava –

    Eshte nje mrekulli✨

Përshkruaj eksperiencën tënde

Plotëso rutinën

Kombinohet me…

Shto në listën e dëshirave
20ml
L 4,800
−9%
Shto në listën e dëshirave
Pastrim
Çmimi origjinal qe: L 10,600.Çmimi i tanishëm është: L 9,600.
Shto në listën e dëshirave
20ml
L 6,800
−26%
Shto në listën e dëshirave
150ml
Çmimi origjinal qe: L 3,800.Çmimi i tanishëm është: L 2,800.