Këtu do të gjeni një përmbledhje të pyetjeve që na bëhen më shpesh, qoftë për produktet tona, procedurat e dërgesës, pagesat apo çështje të tjera.
Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni mes pyetjeve më poshtë, ju ftojmë të na kontaktoni me email ose në rrjetet tona sociale – do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.
Po. Çdo formulë është krijuar me përbërës të zgjedhur me kujdes për të respektuar edhe lëkurat më reaktive. Produktet tona nuk irritojnë, nuk bllokojnë poret.
Sepse lëkura jote meriton përkujdesje të ndershme. Formulat tona janë të pastra, pa kimikate të dëmshme, dhe punojnë në harmoni me natyrën e lëkurës dhe jo kundër saj.
Produktet formulohen nga një kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe prodhohen në një laborator të çertifikuar në Itali. Ky është kombinimi ynë i sigurisë dhe efektivitetit.
Po. Ne nuk premtojmë mrekulli brenda natës, por rezultate të qëndrueshme dhe të vërteta. Formulat tona janë të testuara për efektivitet dhe janë përdorur me dashuri nga klientë që kanë parë transformim në lëkurën e tyre.
E kuptojmë plotësisht. Ne nuk fshihemi pas marketingut. Çdo përbërës në produktet tona është aty për një arsye dhe ti do ta ndjesh diferencën. Kjo është një markë e ndërtuar me ndershmëri, dije shkencore dhe përkushtim ndaj lëkurës së vërtetë, jo perfeksionit të rremë.
Çdo lëkurë reagon ndryshe, por shumë nga klientët tanë kanë ndjerë ndryshim që në javët e para: më pak skuqje, hidratim më i mirë, lëkurë më e qetësuar dhe më e balancuar. Konsistenca është çelësi.
Jo. Produktet tona janë 100% vegane, cruelty-free dhe me respekt të plotë për natyrën dhe etikën njerëzore.
Të gjitha produktet prodhohen në një laborator të certifikuar në Itali, me standarde të larta cilësie dhe kontrolli. Siguria, cilësia dhe pastërtia janë prioritet për ne.
Nëse nuk je e sigurt, mund të na shkruash direkt në Instagram @nimor_cosmetics apo në emailin tonë info@nimorcosmetics.com dhe do të të ndihmojmë me shumë dashuri.
Po. Formulat tona janë të buta natyrale, por gjithmonë sugjerojmë që të konsultohesh me mjekun. Mund të na shkruash për përbërësit specifikë dhe të marrim vendimin së bashku.
Porositë përpunohet brenda 24–48 orëve. Koha e dorëzimit zakonisht zgjat deri në 48 orë brënda Shqipërisë, nga 3 deri në 5 ditë pune në Kosovë, nga 7 – 14 ditë punë në Maqedoni / Europë dhe nëpër botë.
Ne bëjmë dërgesa në çdo cep të botës.
Transporti brënda Shqipërisë është dhuratë nga ne. Në Kosovë 600L, Maqedoni 900L dhe në Europë / botë kostoja e postës varion lidhur me peshën e pakos.
Aktualisht brënda Shqipërisë ofrojmë pagesë me para në dorë (cash on delivery) në momentin e marrjes së porosisë. Por suportojmë edhe pagesat online me kart dhe bankë.
Thjesht zgjidh produktet që dëshiron, shtoji në shportë dhe ndiq hapat e udhëzimit. Nëse ke nevojë për ndihmë gjatë procesit, na shkruaj në Instagram ose email , do të të ndihmojmë me kënaqësi.
Po, nëse porosia nuk është dërguar ende, mund ta anulosh duke na kontaktuar menjëherë. Pas dërgesës, porosia nuk mund të anulohet.
Për arsye higjiene, nuk pranojmë kthime për produkte të hapura. Nëse ke marrë një produkt të dëmtuar ose të gabuar, na kontakto brenda 48 orëve nga marrja dhe do ta zgjidhim menjëherë me dashuri dhe korrektësi.
Pasi të kesh përfunduar porosinë, do të marrësh një email konfirmimi me të gjitha detajet. Nëse nuk merr konfirmim brenda pak minutash, kontrollo dosjen “Spam” ose na kontakto.