Mund të kombinohet

Vegan Validate

Scrub per fytyren me perla jojobe

75ml

  • Natyral, vegan dhe i testuar dermatologjikisht. Pa parabene, pa sulfate, vetëm përbërës bio. 
  • Eksfolim i butë i cili heq qelizat e vdekura pa irrituar lëkurën. 
  • Hidraton thellë lekuren falë vajit të bajameve dhe ekstraktit të lules se shtogut.

L 3,800

TVSH e përfshire

Add to Wishlist
Add to Wishlist

Scrubi ynë i fytyrës me perla jojobe, të kombinuara me vaj bajamesh të ëmbla dhe vaj nga lulja e shtogut, është krijuar për të pastruar butësisht lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë, pa dëmtuar barrierën natyrale të saj. Formula është vegane, e pastër dhe e testuar dermatologjikisht, e cila i rikthen lëkurës butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. Eshte i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës edhe ato më delikate, falë teksturës së tij të butë ne trajte xheli dhe efektit ushqyes që lë pas çdo përdorimi. Rezultati? Një lëkurë më e freskët, më e butë dhe e përgatitur për të përthithur më mirë produktet e tjera të kujdesit. 

Scrubi me perla jojobe perdoret 2-3 here ne jave  në lekure te lagur. Masazho me lëvizje rrethore të buta për 1–2 minuta, duke shmangur zonën e syve. 

Shpëlaje me ujë të vakët dhe thaje fytyrën me një peshqir të butë. Për rezultate maksimale, vazhdo rutinën me kremin rigjenerues NIMOR

Glycerin, Aqua [Water], Prunus amygdalus dulcis oil [Prunus amygdalus dulcis (Sweet almond) oil], Hydrated silica, Xanthan gum, Sambucus nigra flower extract (*), Lecithin, Tocopherol, Ascorbyl palmitate, Jojoba esters, Parfum [Fragrance], Cetearyl alcohol, Cetearyl glucoside, Glyceryl stearate, Sorbitan stearate, Benzyl alcohol, Salicylic acid, Tetrasodium glutamate diacetate, Sodium hydroxide, Sorbic acid, Citric acid, Sodium benzoate, Potassium sorbate,Titanium dioxide, CI 42090 [Blue 1], CI 19140 [Yellow 5]. 

Për më shumë informacione klikoni këtu

Benefitet

Heq qelizat e vdekura butësisht

Mikro perlat e jojobës funksionojnë si një “pastrim natyral”, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë pa dëmtuar apo irrituar lëkurën. Pas përdorimit, fytyra duket më e pastër, më e lëmuar dhe e rifreskuar.

Stimulon qarkullimin e gjakut

Masazhi i butë gjatë aplikimit aktivizon qarkullimin, duke sjellë më shumë oksigjen dhe ushqyes në sipërfaqen e lëkurës. Rezultati është një fytyrë më e ndritshme dhe me një pamje më të shëndetshme.

Hidraton dhe ushqen në thellësi

Falë vajit të bajamesh të ëmbla dhe ekstraktit të shtogut, scrubi nuk e lë lëkurën të thatë, por i jep një ndjesi butësie dhe hidratimi që zgjat. Lëkura ndihet më elastike, më e butë dhe me shkëlqim natyral.

Përgatit lëkurën për kujdesin pasues

Pasi largon shtresën e qelizave të vdekura, lëkura bëhet më e aftë të thithë përbërësit aktivë nga serumi dhe kremi. Kjo e bën rutinën e përditshme të kujdesit shumë më efektive dhe me rezultate më të dukshme.

Përbërësit kryesor

Mikro perla jojobe

Mikro perlat e jojobës janë grimca natyrale, ultra të buta, që pastrojnë lëkurën pa e gërryer apo irrituar. Ato largojnë qelizat e vdekura, duke e lënë fytyrën më të lëmuar, më të freskët dhe me shkëlqim natyral. Ndryshe nga scrubs me grimca sintetike, perlat jojoba janë biodegradueshme dhe të sigurta për mjedisin.

Ekstrakt i lules së shtogut

Lulja e shtogut njihet për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Ajo ndihmon në balancimin e lëkurës së irrituar, zbut skuqjet dhe stimulon elasticitetin. Ekstrakti i lules se shtogut është gjithashtu i pasur me antioksidantë, që mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm.

Vaji i bajamesh të ëmbla

I njohur si një nga vajrat më të dashur për lëkurën, vaji i bajamesh është i pasur me vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ai ushqen dhe hidraton në thellësi, duke i dhënë lëkurës një butësi kadifeje. Përdorimi i tij ndihmon në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe parandalon tharjen, duke e bërë lëkurën të ndihet më e shëndetshme dhe elastike.

Pyetje të shpeshta (Scrub)

A është i përshtatshëm për çdo tip lëkure?

Po! Falë formulës së tij të butë me përbërës natyralë, scrub-i është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për ato më delikate. 

Rekomandohet 2–3 herë në javë. Nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme, mund ta përdorësh nje herë ne jave, sipas nevojës.

Jo, përkundrazi! Falë vajit të bajameve te embla dhe ekstraktit të lules se shtogut, lëkura mbetet e butë, e hidratuar dhe e ushqyer pas çdo përdorimi.

Po! Mund te perdoret edhe per trupin.

Po, 100%! Scrubi është i certifikuar vegan, natyral dhe i testuar dermatologjikisht. Eshte i formuluar me përbërës bio dhe miqësorë me mjedisin.

Mund të të pëlqejë edhe...