2 Vlerësime për Scrub per fytyren
Që të postoni një shqyrtim, duhet të jeni i futur.
Vegane, Natyrale, Made in ITALY
75ml
€ 38
3.800 Lek
TVSH e përfshire
Scrubi ynë i fytyrës me perla jojobe, të kombinuara me vaj bajamesh të ëmbla dhe vaj nga lulja e shtogut, është krijuar për të pastruar butësisht lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë, pa dëmtuar barrierën natyrale të saj. Formula është vegane, natyrale, e pastër dhe e testuar dermatologjikisht. I rikthen lëkurës butësinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. Eshte i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës edhe ato më delikate, falë teksturës së tij të butë ne trajte xheli dhe efektit ushqyes që lë pas çdo përdorimi. Rezultati? Një lëkurë më e freskët, më e butë dhe e përgatitur për të përthithur më mirë produktet e tjera të skincare.
Scrubi me perla jojobe perdoret 2-3 here ne jave në lekure te lare dhe te lagur paraprakisht. Masazho me lëvizje rrethore të buta për 1–2 minuta, duke shmangur zonën e syve.
Shpëlaje me ujë të vakët dhe thaje fytyrën me një peshqir të butë. Për rezultate maksimale, vazhdo rutinën me kremin rigjenerues NIMOR.
Glycerin, Aqua [Water], Prunus amygdalus dulcis oil [Prunus amygdalus dulcis (Sweet almond) oil], Hydrated silica, Xanthan gum, Sambucus nigra flower extract (*), Lecithin, Tocopherol, Ascorbyl palmitate, Jojoba esters, Parfum [Fragrance], Cetearyl alcohol, Cetearyl glucoside, Glyceryl stearate, Sorbitan stearate, Benzyl alcohol, Salicylic acid, Tetrasodium glutamate diacetate, Sodium hydroxide, Sorbic acid, Citric acid, Sodium benzoate, Potassium sorbate,Titanium dioxide, CI 42090 [Blue 1], CI 19140 [Yellow 5].
Për më shumë informacione klikoni këtu
Që të postoni një shqyrtim, duhet të jeni i futur.
Mund të kombinohet
Largon qelizat e vdekura butësisht.
Mikro perlat e jojobës funksionojnë si një “pastrim natyral”, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë pa dëmtuar apo irrituar lëkurën. Pas përdorimit, fytyra duket më e pastër, më e lëmuar dhe e rifreskuar.
Stimulon qarkullimin e gjakut.
Masazhi i butë gjatë aplikimit aktivizon mikroqarkullimin, duke sjellë më shumë oksigjen dhe ushqyes në lëkurë. Rezultati është një fytyrë më e ndritshme dhe me një pamje më të shëndetshme.
Hidraton dhe ushqen në thellësi.
Falë vajit të bajameve të ëmbla dhe ekstraktit të lules se shtogut, scrubi nuk e lë lëkurën të thatë, por i jep një ndjesi butësie dhe hidratimi që zgjat. Lëkura ndihet më elastike, më e butë dhe me shkëlqim natyral.
Përgatit lëkurën për kujdesin pasues.
Pasi largon shtresën e qelizave të vdekura, lëkura bëhet më e aftë të perthithë përbërësit aktivë nga serumi dhe kremi. Kjo e bën rutinën e përditshme të kujdesit ndaj lekures shumë më efektive dhe me rezultate të dukshme.
Përbërësit kryesor
Mikro perla jojobe
Mikro perlat e jojobës janë grimca natyrale, ultra të buta, që pastrojnë lëkurën pa e gërryer apo irrituar. Ato largojnë qelizat e vdekura, duke e lënë fytyrën më të lëmuar, më të freskët dhe me shkëlqim natyral. Ndryshe nga scrubs me grimca sintetike, perlat jojoba janë biodegradueshme dhe të sigurta për mjedisin.
Ekstrakt i lules së shtogut
Lulja e shtogut njihet për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese. Ajo ndihmon në balancimin e lëkurës së irrituar, zbut skuqjet dhe stimulon elasticitetin. Ekstrakti i lules se shtogut është gjithashtu i pasur me antioksidantë, që mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm.
Vaji i bajamesh të ëmbla
I njohur si një nga vajrat më të dashur për lëkurën, vaji i bajamesh është i pasur me vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ai ushqen dhe hidraton në thellësi, duke i dhënë lëkurës një butësi kadifeje. Përdorimi i tij ndihmon në rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe parandalon tharjen, duke e bërë lëkurën të ndihet më e shëndetshme dhe elastike.
Po! Falë formulës së tij të butë me përbërës natyralë, scrub-i është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për ato më delikate.
Rekomandohet 2–3 herë në javë. Nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme, mund ta përdorësh nje herë ne jave, sipas nevojës.
Jo, përkundrazi! Falë vajit të bajameve te embla dhe ekstraktit të lules se shtogut, lëkura mbetet e butë, e hidratuar dhe e ushqyer pas çdo përdorimi.
Po! Mund te perdoret edhe per trupin.
Po! Scrubi është i certifikuar vegan, natyral dhe patjeter eshte i testuar dermatologjikisht.
€ 106 Çmimi origjinal qe: € 106.€ 96Çmimi i tanishëm është: € 96.
9.600 Lek
dekovimelisa –
Më pëlqeu shumë ky scrub. Është i butë në lëkurë dhe pastron shumë mirë pa e irrituar. Pas përdorimit fytyra ndihet e pastër e butë dhe shumë e freskët. E përdor me kënaqësi,një perle e vertet .
besartava –
Eshte nje mrekulli✨