Dorëzim në gjithë Shqipërinë brenda 48 orëve
10% ulje në porosinë e parë kur regjistrohesh në newsletter
Vegane · Natyrale · Prodhuar në Itali
Lëkura është organi më i madh i trupit. Dhe është e vetmja që i qëndron botës përballë, çdo ditë.
Por shpesh, është edhe më e neglizhuara.
Vendosim mbi të ç’të na dalë përpara: një serum i reklamuar mirë, një krem që “bën namin”, një përzierje premtimesh që shpesh nuk na shpjegon askush…
E vërteta është: çdo gjë që vendos mbi lëkurën tënde futet brenda trupit tënd.
Prandaj, zgjedhja e kujdesshme nuk është luks. Është përgjegjësi.
Unë zgjodha përbërës natyralë jo sepse janë në modë. Por sepse trupi i njeh më lehtë.
Kur përbërësit janë afër strukturës natyrore të lëkurës, ajo nuk reagon me stres, por me mirëkuptim.
Shembuj?
Këto janë jo vetëm efikase, por edhe të buta, të qeta, të kujdesshme, si çdo kujdes i vërtetë për trupin.
Nëse përdor:
atëherë nuk kujdesesh për lëkurën, por e lodh atë.
Disa efekte mund të duken përkohësisht “të bukura”, por pas pak kohësh lëkura e vërtetë flet me shenja lodhjeje, ndjeshmëri, dhe mungesë qartësie.
Nimor është ndërtuar mbi parimin: nëse nuk do ta vendosja mbi lëkurën time gjatë shtatzënisë, nuk do ta vendos kurrë në produkt.
Sepse unë vetë e nisa këtë rrugëtim nga një vend shumë personal:
Një lëkurë e lodhur, e irrituar, plot njolla në një periudhë delikate të jetës sime: shtatzënia.
Atëherë kuptova sa e rëndësishme është të kujdesesh me dije dhe me dashuri.
Që atëherë, çdo përbërës që përdor, e kaloj nëpër këtë pyetje:
A është efektiv?
A është i butë për lëkurën?
A do e përdorja vetë në momentin tim më të ndjeshëm?
Nëse përgjigja nuk është “po” në të trija, nuk e përdor.
Zgjidh kujdes që flet me qetësi, jo me trysni.
Shkruar nga
Kimiste e specializuar në kozmetikën natyrale dhe organike, themeluese e Nimor. Shkruan për lëkurën me dije shkencore dhe me shumë dashuri.
Na shkruaj tipin e lëkurës dhe shqetësimin tënd. Do të të ndihmojmë të gjesh rutinën e duhur.
Vazhdo leximin
Provo: serum, krem, SPF, pastrues