Si ndikojnë emocionet dhe stresi në gjendjen e lëkurës?

E vërteta që shumica e grave e ndiejnë por s’e thonë 

Ka ditë kur, pavarësisht çfarë vendosim në fytyrë, lëkura duket pa jetë, me skuqje, me puçra, pa dritë. Dhe pyesim veten: “Mos ishte ndonjë krem i gabuar? Mos ndoshta s’e pastrova mirë?” 

Por jo gjithmonë fajin e ka rutina. 

Lëkura është pasqyra më e ndjeshme e shpirtit. Ajo flet, qoftë kur jemi të lodhura, të trazuara apo të ngarkuara emocionalisht. 

Çfarë ndodh realisht në trupin tonë kur jemi nën stres? 

Kur përjetojmë stres emocional, trupi nis të prodhojë më shumë kortizol – hormoni i stresit.
Ky hormon shkakton disa efekte direkte mbi lëkurën: 

  • Shton prodhimin e yndyrës, duke bllokuar poret dhe nxitur aknet. 
  • Dobëson barrierën mbrojtëse, ndaj lëkura humbet lagështinë më shpejt dhe bëhet më e ndjeshme. 
  • Rrit inflamacionin, duke përkeqësuar probleme si rozacea, ekzemat apo puçrat. 
  • Ul rigjenerimin qelizor, kështu që njollat dhe shenjat zhduken më ngadalë. 

Shkurt: kur nuk jemi mirë brenda, lëkura është e para që e tregon. 

Lëkura nuk ka nevojë vetëm për përbërës aktivë — ka nevojë për ndjesi të qeta 

Produktet më të mira nuk janë vetëm ato që punojnë “jashtë”.
Ato që qetësojnë, ushqejnë dhe krijojnë ndjesinë e një pushimi të vogël për veten çdo ditë – janë më të fuqishme sesa mendojmë. 

Prandaj në produktet Nimor nuk do të gjesh vetëm përbërës me efikasitet shkencor. Do të gjesh tekstura të buta, aroma të lehta, përqafime për shpirtin – jo thjesht për lëkurën. 

 

Si ta mbështesim lëkurën gjatë periudhave emocionale të vështira? 

  • Zgjidh formulime që qetësojnë, jo që ngacmojnë.
    Për shembull, vaj trëndafili, bakuchiol, vitamina që riparojnë pa irrituar. 
  • Hiq presionin nga rutina.
    Nuk ke nevojë për 7 hapa. Mjaftojnë 2-3 produkte që vërtet ndihmojnë. 
  • Mos e ndëshko lëkurën për diçka që vjen nga brenda.
    Trupi yt ka nevojë për butësi, jo për ashpërsi – edhe në kujdesin estetik. 

 

Në fund të ditës, lëkura jote nuk kërkon përsosmëri – kërkon ndjeshmëri. 

Nëse je duke kaluar një periudhë të lodhshme dhe ndjen që lëkura jote “nuk është vetvetja”,
kujto këtë: ajo të flet. Mos e hesht. Dëgjoje. Kujdesu për të me butësi. 

Zbulo një rutinë që të përqafon, jo të sforcon.

Kategori
Serum me vitamine C dhe Bio-retinol
Jep butësi dhe ndjesi të këndshme në lëkurë. Nxit rigjenerimin e qelizave për një lëkurë më të shëndetshme. Ndriçon fytyrën dhe i jep pamje të freskët.
Krem dielli Spf 50+ me acid jaluronik
Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me faktor mbrojtës 50+. Hidraton thellësisht falë acidit hialuronik. Ndihmon në zbardhjen e njollave falë derivatit të vitaminës C.

Artikuj të fundit

Shpërndaheni në rrjetet sociale